Adresa: C.P. Cavafy 4 (ish rruga Lepsius and Rue Sharm el Sheik), Attarin, Aleksandri.
Tel.: +203/486-1598 | Ε-mail: cavafymuseum@gmail.com
Orari: E martë – E dielë, 10:00-17:00.


Muzeu Kavafi në Aleksandri u përurua në 1992 me iniciativën e historianit dhe autorit Kostis Moskof (1939-98), një njeri energjik dhe karizmatik i letrave dhe shkencës. Në 1990 ai u emërua Atashe Kulturor në Ambasadën Greke në Kajro, ku qëndroi deri në vdekjen e tij në 1998. Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt ai punoi shumë për të themeluar Muzeun Kavafi dhe për të mbështetur studimet e poezisë përmes Simpoziumeve Kavafi të krijuara prej tij, te cilat zhvillohen ende në Kajro dhe Aleksandri, së bashku me aktivitete të tjera artistike.

Muzeu është i njohur në Egjipt si Shtëpia e Kavafit – dhe është vendosur në apartamentin ku Kavafi jetoi për 35 vjet. Edhe pse ka apartamente të tjera në ndërtesë, nënkuptohet se kjo ishte shtëpia e Kavafit, sepse është e vetmja me ballkon, ekzistenca e të cilit konfirmohet nga shumë burime. Brendësia e Muzeut është rinovuar me kujdes për të dhënë imazhin që shtëpia ka pasur, ndërsa dokumentet dhe ekspozitat e muzeut paraqesin jetën dhe veprën e poetit.

Rruga ku ndodhet Muzeu quhej Lepsius gjatë periudhës kur jetonte Kavafi, por më vonë u riemërtua në C.P. Kavafi, për nder të poetit grek. Ndërtesa ishte e rrethuar nga Patriarkana Ortodokse Greke, Spitali Grek dhe shtëpitë publike të qytetit, të cilat Kavafi i quante “tempulli i shpirtit”, “tempulli i trupit” dhe “tempulli i mishit”.

Kavafi lindi në 1863 dhe ka qenë një poet i njohur që nga koha kur jetonte. Aleksandria ishte atëherë një qytet kozmopolit, e njohur, ndër të tjera, për jetën e saj të gjallë të natës, por edhe një qendër e rëndësishme e botuesve grekë. Shtëpia botuese “Grammata” ishte një nga shtëpitë botuese më të rëndësishme greke, duke botuar jo vetëm vepra nga shkrimtarë grekë të Egjiptit, por edhe shumë të tjerëve nga Greqia. Sidoqoftë, përmbledhja e parë me poezi e Kavafit u botua në 1886 në një numër të një reviste letrare Greke të shtypur në Leipzig, Gjermani.

Kavafi u prezantua për publikun britanik përmes autorit E.M. Foster, i cili e quajti “Poeti”. Në fakt, disa nga poezitë e tij u përkthyen në anglisht nga Valassopoulos. Që nga ajo kohë, poezitë e Kavafit janë përkthyer shumë herë në shumë gjuhë, përfshirë arabisht. Kavafi është i lidhur pazgjidhshmërisht me Aleksandrinë e tij të dashur, përmes veprës së tij, por edhe përmes veprave të autorëve të tjerëve, p.sh. Lawrence Durrell, i cili i thur lavde Kavafit në “Alexandria Quartet”.

Cavafy Museum 7