PËRSHËNDETJE

Fondacioni Grek i Kulturës (FGK) u themelua gjatë periudhës se Presidencës së Konstantinos Karamanlis, me qëllimin ambicioz të ishte institucioni ekstrovert për promovimin e gjuhës dhe kulturës Greke. Ky vizion na orienton dhe sot me përshtatjet e nevojshme funksionale në mjedisin e ri dixhital që na mundëson t’i drejtohemi më lehtë një publiku më të gjerë, pa kufizime gjeografike. Ambicia jonë është të rinovojmë veprimtarinë kulturore të FGK, të krijojmë marrëdhënie konstruktive bashkëpunimi me institucione të rëndësishme kulturore dhe të jemi një qendër dialogu me opsione te pakufizuara, të afta për të sensibilizuar si Grekët ashtu edhe Filhelenët nëpër botë me cilësinë e tyre. Fusha jonë e referimit janë shkollat, katedrat e studimeve moderne greke, komunitetet greke dhe aleatët tanë natyralë, Grekë të denjë që përkrahin përhapjen e kulturës greke në të gjitha dimensionet e saj.

Qëllim yni po aq i rëndësishëm është të mbështesim librin dhe të nxjerrim në pah vlerat e tij. Për këtë arsye,FGK është organi përmes të cilit Greqia merr pjesë në ekspozitat ndërkombëtare jashtë vendit, organizon çdo vit Panairin Ndërkombëtar të Librit të Selanikut, ndërsa me programin e grantit të përkthimit, Greeklit.gr, libri grek udhëton më lehtë në tregjet konkurruese jashtë vendit. Përveç kësaj, Biblionet po modernizohet dhe përbën një botë të besueshme cilësore dhe një mjet të vlefshëm. Shpresojmë t’i përgjigjemi me përpikmëri misionit tonë.

Nikos A. Koukis
President i FGK

Historiku dhe qëllimi

Fondacioni Grek i Kulturës (FGK) u themelua në 1992 me vendim unanim të Parlamentit Grek.Selia ndodhet në shtëpinë e biznesmenit të ndjerë grek, Prodromos Bodosakis. Presidenti i parë i FGK ishte profesori Ioannis Georgakis. Qëllimi i themelimit të tij është përhapja e gjuhës dhe kulturës greke në mbarë botën.

Me fokus kryesor aktivitetet kulturore, përhapjen e librit grek, teatrit, muzikës, artit, shfaqjet e kinemasë greke si dhe mësimin e gjuhës greke, Fondacioni Grek i Kulturës ka provuar se ka njohuritë dhe përvojën e duhur për të promovuar kulturën greke si në Greqi dhe jashtë vendit në mënyrë prestigjioze, cilësore,vizionare dhe me perspektivë.

FGK ka ngritur gjithashtu një rrjet degësh jashtë Greqisë, me qendër në Aleksandri, Beograd, Berlin, Bukuresht, Moskë, Odesë dhe Trieste. Së shpejti do të ketë përfaqësim të FGK në vende të tjera përmes bashkëpunimit me ambasadat dhe personalitete nga secili vend, të cilët perkrahin misionin tone të përhapjes së kulturës Greke.

FGK është anëtar i dy rrjeteve kryesore kulturore Europiane, Instituteve Kombëtare për Kulturë të Bashkimit Europian (EUNIC) dhe Fondacionit Anna Lindh.

Bashkëpunon ne mbarë botën me katedrat universitare te gjuhës greke, shkollat greke, ambasadat, qendrat kulturore, muzetë dhe bibliotekat.

BORDI DREJTUES

Kryetar

Nikos A. Koukis, Filolog – Historian

Nënkryetar

Andreas Sideris, Botues – Politolog

Arkëtar

Elias Polymenidis, Ekonomist

Anëtarët

Phoebus George Aggeletos
Ministër i Plotfuqishëm B’, Drejtor i Drejtorisë E1 për Çështjet Arsimore dhe Kulturore në Ministrinë e Jashtme

Maria Efthimiou
Profesore e Historisë në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës

George Kaloudis
Konsulent komunikimi,Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë “Aleanca për Greqinë”

Louiza Karapidaki
Arkeologe – Historiane Arti

Alexandros Mallias
Ambasador Nderi

Andreas Markantonatos
Profesor i Filologjisë Antike Greke në Departamentin e Filologjisë të Universitetit të Peloponezit

Charalambos Meletiadis
Profesor i Historisë në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit Panteion

Ioannis Polihronopulos
Biznesmen

Dionysios Tselentis
Filolog – Mësues

Fani Chatziathanasiadou
Avokate

Bashkëpunime – Sinergji