BIBLIONET

Biblionet është një arkiv unik për regjistrimin dhe organizimin e botimeve të librave grekë dhe në të njëjtën kohë një mjet për promovimin e tij për publikun e gjerë.Bëhet fjalë për një bazë të dhënash bibliografike që regjistron vazhdimisht të gjitha botimet e librave grekë që nga viti 1998 dhe funksionon si një mjet në duart e profesionistëve të librit, nga të cilët lindi. Në të njëjtën kohë është një “dritare e hapur për në Botën e Librit”, që u ofron të gjithëve qasje falas në mijëra informacione bibliografike si dhe informacione mbi botimet e reja, para se të arrijnë madje edhe në librari.

Biblionet ofron mundësinë për të kërkuar informacion mbi tituj, individë ose kompani botuese në një larmi mënyrash alternative. Të gjitha të dhënat janë të ndërlidhura me site aktive në mënyrë që të jetë e lehtë për të lundruar midis fushave dhe për të kombinuar rikuperimin e informacionit.

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Thessaloniki

Unike në kategorinë e saj në Greqi, Ekspozita Ndërkombëtare e Librit në Thessaloniki – ENLTH u përurua në maj 2004 me synimin për të përfshirë Greqinë në hartën e Panaireve Ndërkombëtare të Librit. Shpejt u bë një qendër për shkembimet kulturore dhe tregtare midis Evropës, Ballkanit, Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. Sot është një nga forumet më të rëndësishme kulturore në vend me njohje ndërkombëtare.Organizohet nga Fondacioni Grek i Kulturës,ENS-Helexpo, Federata Panhelene e Botuesve dhe Librashitësve (POEB) dhe Bashkia e Selanikut. Organizohet nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve.

Festivali i librit për fëmijë dhe adoleshentë

Fondacioni Kulturor Grek mirëpret fëmijë dhe adoleshentë në hapësirat e krijuara enkas në kopshtin që strehon Fondacionin në Rezidencën Bodossaki, në qendër të Paleo Psychiko, duke u dhënë atyre mundësinë të njohin botën dhe pasurinë e librave përmes një programi aktivitetesh me prezantime librash, takime me shkrimtarë dhe ilustrues, shfaqje teatrale dhe muzikore, diskutime,seminare etj. Festivali zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale dhe Drejtoritë lokale të Arsimit Fillor dhe të Mesëm të prefekturës.

Veprimtari dhe aktivitete për librin

Fondacioni Grek i Kulturës (FGK), në kuadër të politikës së tij për pasqyrimin dhe promovimin e miqve te leximit, organizon, gjatë gjithë vitit, një seri veprimtarish dhe aktivitetesh me qëllim promovimin e librit si një aset kryesor kulturor drejtuar gjithë qytetarëve.

  • Dita Botërore e Poezisë / 21 Mars
  • Dita Botërore e Librit për Fëmijë / 2 Prill
  • Dita Botërore e Librit / 23 Prill
  • Dedikime për autorë të rëndësishëm
  • Lexime / takime letrare
  • Seminare libri

 

GREEKLIT.GR

Rrjeti i ri ndërkombëtar i përkthimit të librit Grek

Ministria e Kulturës dhe Sporteve në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës rinis funksionimin e programit për të forcuar përkthimin e librave Grekë në gjuhë të tjera.Bëhet fjalë për një platformë komunikimi, informacioni dhe rrjetëzimi të përfaqësuesve të librit grek me komunitetin ndërkombëtar. Greeklit do të jetë një bazë të dhënash që do të pasurohet dhe zgjerohet, duke iu përgjigjur nevojave dhe të dhënave të realitetit në zhvillim dinamik.

Duke i dhënë përparësi funksionimit të kësaj platforme,FGK do të punojë me të gjitha grupet e profesionistëve të librit të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në proceset e promovimit dhe përkthimit të librave Grekë në gjuhë / vende të tjera.Rrjeti synon të mbledhë, regjistrojë dhe klasifikojë të gjithë anëtarët e kategorive profesionale: botuesit, shitësit e librave, shkrimtarët, përkthyesit, kuratorët, ilustruesit, grafistët dhe agjentët letrarë. Kjo është një iniciativë e rëndësishme që vjen për të mbuluar një nevojë reale për të forcuar ekstroversionin e librit grek jashtë vendit, duke vendosur si synim të tij kryesor promovimin dhe pasqyrimin e gjuhës dhe letërsisë greke.