Μουσείο-Φιλικής-Εταιρείας

Adresa: Krasnij Pereulok 18, Odesa.
Tel.: +380/482-357136 | E-mail: hfc@hfcodessa.org
Orari: E hënë – Premte :10:00 – 19:00 | Të shtunën dhe të dielën, për vizita të organizuara.


Ndodhet në një nga tre shtëpitë e Fondacionit Grek të Kulturës në Odesë, e cila ishte shtëpia e biznesmenit grek dhe bamirësit kombëtar Grigorios Ioannis Maraslis ,ku takoheshin anëtarët e Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria).Muzeu ka funksionuar që nga viti 1994,por ishte themeluar fillimisht qysh në vitin 1979 nga Muzeu Historik-Folklorik i Odesës.

Përfundimi i punimeve të ndërtimit dhe transferimi i muzeut në vendndodhjen e tij historike u bë i mundur falë kontributit të institucioneve dhe individëve grekë (Shoqata e Oficerëve Pontianë, G. Enisleidis etj.) ,ndihmës së rëndësishme të Dhomës së Tregtisë së Pireut dhe Presidentit të atëhershëm te saj Ioannis Polychronopoulos.FGK u kujdes për rikrijimin, organizimin dhe strukturën tematike të tij në bashkëpunim me Shoqatën Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Në të njëjtën kohë, FGK botoi katalogun e Muzeut në gjuhët Greqisht dhe atë Ukrainase.

Muzeu administron një bibliotekë shkencore me 6,000 tituj dhe ka një departament folklorik, me objekte autentike që japin imazhin e shtëpisë së Grigorios Maraslis. Ekspozitat e Muzeut përfshijnë vepra origjinale të cilat paraqesin veprimtarinë e anëtarëve të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), dokumente në kodin kriptografik të tyre, dorëshkrime për krijimin e Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), harta, gravura, fotografi, listat e anëtarëve të saj, letra dhe shënime të shkruara me dorë të udhëheqësve të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), portrete dhe vula të Aleksandros Ypsilantis, Emmanuel Papas, Emmanuel Ksanthos etj.

Dokument të përpiluar me kodin kriptografik të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), në lidhje me rekrutimin e anëtarëve të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), ruajtur në Arkivin e Shoqatës Historike dhe Etnologjike të Greqisë.

Vula e Autoritetit Sekret të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria). Letrat korrespondojnë me inicialet e emrave të udhëheqësve kryesorë të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), në të cilën Kapodistrias është nominuar si I: Ioannis Kapodistrias, A: Anthimos Gazis, A: Athanasios Tsakalov, P: Panagiotis Sekeris, N: Nikolaos Skoumanos,P : Panagiotis Anagnostopulos, A: Antonios Komizopulos, A: Athanasios Sekeris. Shkronja E korrespondon me fjalën Ellas – Greqi.

Karta e anëtarësisë. Një lloj identiteti sekret i anëtarëve të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria), ku detajet,roli i anëtarit dhe data e anëtarësimit regjistrohen në mënyrë kriptografike.

Muzeu ekspozon gjithashtu një kopje të pikturës së famshme në vaj të D. Tsokos “Betimi i Miqve” (1849), realizuar në 1994 nga G. Sidiropulos, ndërsa një përbërje skulpturore e “Betimit të Miqve” zbukuron pjesën e jashtme të FGK Odesë. Në një dhomë të veçantë të Muzeut, përfaqësohet skena e themelimit të organizatës sekrete patriotike, me tre tregtarët – themelues të Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria) të ulur rreth një tavoline.

Muzeu pret shumë vizitorë nga e gjithë Ukraina, Greqia dhe vende të tjera. Dega e Fondacionit Grek të Kulturës organizon, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Bashkisë së Odesës,vizita dhe ligjërata falas për nxënës dhe studentë.