Ukrainë

Dega e Fondacionit Grek të Kulturës në Ukrainë u krijua në 1994 në Odesa me qëllim promovimin dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës Greke. Për këtë qëllim Bashkia ofroi me një qira simbolike, tre shtëpi – njëra prej të cilave ishte shtëpia historike e Grigorios Ioannis Maraslis, ku takoheshin anëtarët e Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria).E rëndësishme është edhe veprimtaria arsimore e degës, e cila përqëndrohet, kryesisht tek Muzeu i Shoqërisë së Miqësisë (Filiki Eteria).

Add Comment