Në Rusi, përfaqësuesi i Fondacionit Grek të Kulturës është Z. Dimitris Gialamas, Doktor i Filologjisë të Universitetit Lomonosov të Moskës dhe atasheu kulturor i Ambasadës Greke, me qendër në Moskë. Qëllimi i punës së tij është promovimi i kulturës dhe gjuhës greke si dhe organizimi i evenimenteve që mbulojnë të gjithë spektrin e kulturës greke: ekspozita, teatër, shfaqje filmash dhe dokumentarësh,kurse, konferenca,dedikime për figura të mëdha të kulturës ,prezantime librash, mbrëmje muzikore dhe letërsie, festivale dhe konkurse ndërkombëtare, evente kulturore të lidhura me programet arsimore, etj.