Itali

Fondacioni Grek i Kulturës ne Itali u themelua në 2007, me synimin për të promovuar kulturën Greke, përhapjen e gjuhës Greke, forcimin e dialogut ndërkulturor dhe forcimin e diplomacisë kulturore në Itali dhe Slloveni. Organizon aktivitete të shumta kulturore që mbulojnë të gjithë spektrin e kulturës greke. Në të njëjtën kohë, zhvillohen mësime të gjuhës greke për të rritur, në të gjitha nivelet, ndërsa në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Klasike “Dante Alighieri”, zbatohet një program pilot i mësimit falas të gjuhës Greke për studentët dhe mësuesit e Shkollave të Mesme të Triestes.

Add Comment