Në Francë, përfaqësuesi i FGK është Z. George Archimandritis, Doktor i Letërsisë Krahasuese të Universitetit të Sorbonës, autor, gazetar dhe krijues i dokumentarëve radiofonikë për artin dhe kulturën.Synimi i tij është promovimi i kulturës greke dhe krijimtarisë bashkëkohore artistike dhe intelektuale greke në Francë. Për këtë qëllim, ai bashkëpunon me institucione të rëndësishme kulturore të Francës dhe organizon evenimente që mbulojnë të gjitha fushat e artit: koncerte të muzikës klasike, konferenca arkeologjike, prezantime librash, shfaqje teatrale, ekspozita arti, etj. FGK bashkëpunon gjithashtu me Qendrën Kulturore Greke në Paris (Center Culturel Hellénique), e cila u themelua në 1975. Qëllimi i tij është promovimi i kulturës Greke dhe krijimtarisë artistike dhe intelektuale bashkëkohore në Francë.